fbpx
Lajme

Debat i ashpër i Qosjes para Kushnerit: Tre ushtarë të UÇK-së u vranë, “përmend FARK-un”

Akademik Rexhep Qosja ka botuar disa vëllime të librave, respektivisht mbi 8 libra nga ditari i tij personal. Ai aty duke specifikuar datat ka treguar për ngjarjet politike të kohës. Poashtu, Rexhep Qosja me datë 17 mars 2000 kishte treguar për një debat të ashpër në Mbledhjen e Këshillit të Përkohshëm Administrativ të cilin e kryesonte Bernard Kushner. Mbledhja ishte mbajtur për disa raporte jo të faktuara për TMK-në të cilat sipas Rexhep Qosjes i kishte bërë LDK-ja.

Rexhep Qosja kishte shkruar në ditarin e tij se;

– është raport me tendencë politike. Aty punojnë njerëzit e Bukoshit. Pyes Evertsin: Cili është roli i OSBE-së në Kosovë? Pse njerëz të OSBE-së mbledhin të dhëna kundër Thaçit në Rahovec?
Pse nuk kontrollohen struktura të tjera të brendshme? Kush janë ata në UNMIK që flasin aq ashpër për Reinhardin, për Çekun, për Haradinajn, për Thaçi? Qëllimi i tyre është të komprometojnë njerëzit që kanë organizuar UÇK-në. Në qoftë se TMK-ja ka lidhje me Preshevën pse nuk thuhet haptazi?
Kundër kujt ka ushtruar dhunë PDK-ja për regjistrimin në parti?
A ka të drejtë KFOR-i të organizojë sondazh në Kosovë? Kjo po ndodh vazhdimisht.
Çka bën Bukoshi sot në Kosovë?
Kush kundër kujt ushtron dhunë në Kosovë?
U vranë tre ushtarë të UÇK-së! Prej kujt?
4000 trupa të FARK-ut kanë hyrë në Kosovë me 4000 armë. Ku janë ato? Ju e dini këtë shumë mirë.

Ramush Haradinaj akuzohet për prostitucion! Ku i ka bazat?
Akuzohet Sylejman Selimi! Bastiset shtëpia e tij!
Të gjitha këto bëhen kundër UÇK-së dhe favorizohen ata që kanë penguar luftën.
Unë s’kam dëgjuar prej gjeneralit Reinhardit se ku janë njerëzit e FARK-ut!
Ata lëshojnë informata të llahtarshme!

U dogj Pallati i Rinisë, kurse TKM-j u pengua për të shuar zjarrin. Pse? Qëllimi është: diskreditimi i njerëzve të caktuar, thotë Hashimi.


Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close