fbpx
Lajme

Shkëlzen Gashi “tallet” me UÇK-në, Ramabaja i mllefosur i thotë “mund të kërcet shuplaka”

Dje në një emision të T7, respektivisht në emisionin Pressing është diskutuar për pastrimin e listave të veteranëve. Gjatë debatit është kyqur me një mesazh drejtuar moderatorit të emisionit z. Shkëlzen Gashi. Ai e ka dhënë një ide në formë talljeje se si mund të zgjidhet ky problem.

E vetmja mundësi për me zgjidhë çështjen e listave të veteranëve të rrejshëm është që qeveria e Kosovës t’u premtojë veteranëve të vërtetë që pas pastrimit të listave, veteranëve të vërtetë do t’u jap edhe pensionet e veteranëve të rrejshëm, do të thotë kur të pastrohen listat nga 60 mijë veteranë në 20 mijë veteranë të vërtetë, nga 170 euro do t’i marrin…

Pas kësaj ka reaguar Sadri Ramabaja i cili i mllefosur i përgjigjet se “ne e kemi sjellur punën që bënë tallje të kësaj natyre edhe qifti i Shkëlzenit, për fat të keq. Vlerat e UÇK-së do të duhej vlerësuar, po e akuzoj sepse e di edhe arsyen se përse tallet. Sepse ne si shoqëri jemi tallë me kryevlerën tonë historike, pse, sepse e kemi zbritë mbështetjen e tyre, sepse ai nuk është pension, ai është njëfar mbështetje sociale në 170 euro në pagën minimale. E kemi lidhur madje me pagën minimale. Dhe në vend që të tallet ai dhe të tjerët që gjatë luftës kanë qenë në Stankovec ose që s’kanë luftuar fare domethënë, nejse Shkëlzeni është i ri… por talljen nuk mund ta durojmë sepse kërcet shuplaka sikur aty në regjisor (oskar) prej atyre që janë të ndjeshëm e jo prej meje se unë s’jam i dhunshëm“.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close