fbpx
Lajme

Hysni Gucati pritet të arrijë sot në Kosovë

Hysni Gucati, sipas burimeve, mësohet se ka lënë sot burgun e Hagës, pas dy vitesh qëndrimi atje.

Gucati pritet të arrijë sot në Prishtinë para orës 11:00.

Demokracia.com ka parë edhe fluturimet dhe një aeroplan nga Roterdami në Prishtinë, ku thuhet se është edhe Gucati, pritet të arrijë në 10:38.

Gjykata Speciale ditë më parë ka aprovuar kërkesën e Hysni Gucatit për lirim të parakohshëm nga burgu në Hagë.

Dhomat e Specializuara i shpallën fajtorë Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn për pengim të administrimit të drejtësisë, duke i dënuar me nga katër vjet e tre muaj dhe me një gjobë prej 100 eurosh.

Ata u morën në Hagë prej shtatorit të vitit 2020. /Demokracia.com/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close