fbpx
Lajme

Debati në LPK me Ramadan Avdiun: Sami Lushtaku dhe Adem Jashari kanë insistuar t’i marrin përsipër aksionet

Njëri nga veprimtarët më të shquar të kohës z. Ramadan Avdiu kishte diskutuar me aksionistët e parë për marrjen përsipër të aksioneve të vitit 1993 e 1994 kundër forcave policore serbe. Atë kohë Sami Lushtaku dhe Heroi Adem Jashari kanë insistuar që aksionet t’i merrte përsipër organizata.

Detaje nga biseda!

Ramadan Avdiu:

…Ne kemi ardhur në përfundimin dhe kemi ndërtuar strategjinë që të organizohet një strukturë që të jetë e qëndrueshme dhe jo të organizohet një strukturë e cila kryen një mbledhje dhe nuk i kryen punët që duheshin. Kështu që, më herët kanë filluar aksionet e armatosura. Ato janë organizuar nga Lëvizja. Unë kam qenë një prej atyre që i kam furnizuar njësitet e para të Ushtrisë, që do të njihet mëvonë si UÇK.

Dhe kur kam shkuar në Skenderaj, fjala vjen, Mehmeti (Bislimi) ka qenë prezent, nga Sami Lushtaku, Hilmi Zeka por edhe nga Adem Jashari, është kërkuar që përgjegjësia për aksionet të merret nga Lëvizja. Unë kam kundërshtuar dhe u kam thënë se me organizimin që e kemi, duke i pas parasysh edhe dyshimet që i kemi për dekonspirimet në vende të ndryshme, ne mund ta marrim përgjegjësinë, mirëpo nuk do të shkojë gjatë dhe do të na arrestojnë. Duhet pasur shumë kujdes, u kam thënë, që të mos dështojmë në start, sepse për ta sjellë gjendjen në këtë shkallë që e kemi sot, pas ndonjë goditje eventuale nga ana e armikut, do të na duhet kohë e gjatë.

Shërbimi i fshehtë serb kishte mjaft informacione rreth Lëvizjes përmes Shaban Sh. Domethënë është kërkuar që aksionet të merren përsipër nga Lëvizja, unë u kam thënë se nuk do të merren përsipër nga organizata, por, për ne, janë shumë të mira këto aksione që po bëhen, do i mbështesim, deri sa të krijohet një strukturë ushtarake.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close