Del përgjigja e ekspertizës mjeko-ligjore për vdekjen e shoferit të ministrit Xhafaj
Dy ditë pas vdekjes së gardistit 31-vjeçar, Shkëlzen Qordja, del edhe përgjigja e ekspertizës mjeko-ligjore mjekët ligjorë janë shprehur se shoferi i ministrit Xhafaj ka vdekur nga një plumb në anën e djathtë të okës.
Ekspertët kriminalistikë kanë konstatuar gjithashtu faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri në dorën e tij të djathtë. Edhe gjurmët e gishtërinjve në armën automatike tip “MP5” përputhen me ato të 31-vjeçarit.
Megjithatë deri tani ende nuk është përcaktuar motivi i kësaj ngjarjeje, për të cilën po vijojnë hetimet. Janë sekuestruar dhe po verifikohen kamerat e sigurisë në ambientet e garnizonit të gardës.
Gardisti Shkëlzen Qordja punonte prej kohesh si shofer i ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj. Ai kishte nisur punë në Gardën e Republikës në mars të vitit 2017 dhe nuk kishte qenë asnjëherë subjekt procedimi, pezullimi apo mase tjetër disiplinore. Miqtë e njihnin si njeri të qetë punëtor, pa vese dhe që nuk kishte probleme.