fbpx
Lajme

Deliu-Kodra: VV dhe LDK i gënjyen votuesit, nuk guxojnë të marrin përgjegjësi

Deputetja e zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka komentuar rreth mosarritjes së marrëveshjes për koalicion qeverisës midis Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të cilat thotë se liderët e tyre kanë gënjyer përgjatë këtyre tre muajve qytetarët, duke mos guxuar të marrin përgjegjësinë e formimit të Qeverisë, e duke i lënë peng qytetarët me papërgjegjësinë që kanë këto dy parti, transmeton Gazeta Metro.

Në një intervistë për EO, Deliu-Kodra ka treguar keqardhje për qytetarët të cilët janë gënjyer nga këta lider politikë, të cilët kanë deklaruar se do të formojnë institucionet e vendit sa më shpejt, e që sipas saj, gjithçka çfarë është parë këta muaj ka qenë një spektakël, video-konferenca dhe fyerje ndaj njëri-tjetrit.

“Absolutisht që është një status quo e krijuar do të thotë për tre muaj me radhë përkundër faktit që është thënë disa herë në deklarime që do të ketë shumë shpejt marrëveshje, mua më vjen tepër keq që qytetarët kanë mbetur peng të mos përgjegjësisë”.
“Si duket liderët politik nuk kanë guxim për të marrë përgjegjësinë që ju takon, kanë gënjyer votuesit, kanë gënjyer qytetarët e vendit kur iu kanë thënë që do të formojnë sa më herët institucionet, ju e shihni që gjatë 3 muajve çfarë kemi parë mund të them fatkeqësisht ka qenë një spektakël për muaj të tërë kemi parë konferenca, video konferenca, pastaj fyerjet e etiketime ndaj njëri-tjetrit, por assesi, asnjë përgjegjësi në raport me qytetarin i cili ka dhënë votën dhe ka besuar se do të ketë një qeveri sa më herë”, u shpreh Deliu-Kodra.

Deliu-Kodra tutje ka ripërsëritur qëndrimin e partisë të cilës i takon, PDK, se rrugëtimi i kësaj partie do të jetë si parti opozitare.

“Jemi duke i pa zhvillimet politike në vend, por kemi thënë qëndrimin tonë që PDK-ja do të mbetët në opozitë, do ta luaj rolin e saj si parti e tretë me gjithë mbështetjen që ka marrë gjatë zgjedhjeve të fundit dhe natyrisht do të jetë shumë e zëshme karshi gjitha zhvillimeve politike në vend. Besoj që do të ushtrojmë mandatin tonë me shumë përgjegjësi sepse do të jemi të përgjegjshëm karshi obligimeve që kemi marrë nga qytetarët e Kosovës”.

“Por e ka thënë edhe lideri ynë, z.Veseli ka vendosur një standard të ri politik në politikën kosovare kur ka vendosur që sapo është përmbyllur procesi zgjedhor të deklarohet që ne si PDK do ta kemi rrugëtimin tonë si parti opozitare në institucionet e vendit”, ka përfunduar Deliu-Kodra. /gazetametro.net

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close