fbpx
Lajme

Buzhala: Pse duhet që Gent Caka të aktivizohet politikisht? ka plotë njerëz që janë skeptik për pushtetin dhe opozitën

Shkruan: Berat Buzhala

Pse duhet qe Gent Caka te aktivizohet politikisht?

Nje formacion i ri politik, ku do te bente pjese PSD, figura te shoqerise civile, te universitetit, te udhehequra nga Gent Caka, do te ishte pergjigja me e mire per zhvillimet aktuale ne vend dhe ato qe na presin. PSD po tregon qe ka vullnet dhe energji te pafundme, pa te cilet perberes nuk mund te behet politike. Problemi i PSD’se, sipas meje, eshte ideologjia, e ndonjehere edhe metodat, qe per shume ke jane te ngjashme me ish – vetevendosjen opozitare.

Tash edhe kjo eshte paksa ironike, sepse me se shumti per metodat e PSD’se ankohen votuesit e Vetevendosjes. Sido qe te jete, me opoziten e lodhur institucionale, vendi ka nevoje per dinamizim dhe rritjes te opozites ne rruge dhe jashte institucioneve. PSD i ka limitet e veta, e edhe Dardani.

Per kete arsye duhet me u zgjeru koncepti, e duhet me u zgjeru edhe diversiteti ideologjik. Ka plot njerez qe per momentin jane neutral, qe nuk pajtohen as me pushtetin, as me opoziten e Kuvendit, por qe jane skeptik me PSD’ne.

Ketyne duhet me jau hape rrugen. Kjo nuk behet kurrqysh me mire se sa me zgjerimin e grupit, me krijimin e nje grupi te ri, nen ombrellen e te cilit formacion do te futeshin njerez me bindje te ndryshme politike, por qe jane te gatshem ta mbrojne demokracine kudo dhe kurdo. Sipas bindjes time Gent Caka i ploteson keto kushte, e sipas bindjes time edhe PSD kish me e pranu nje zgjidhje te tille.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close