fbpx
Lajme

Demaçi: I thash Adem Jasharit, të dalin tash nga rrethimi sa s’është mbyllur rrethimi, përgjigja ishte kjo

I ndjeri, simboli i rezistencës kombëtare, baca Adem Demaçi në emisionin “Pa Rrotlla” kishte treguar një ngjarje interesante që kishte ndodhur para vrasjes së Familjes Jashari. Ai tregoi se në fund prapë Adem Jashari e kishte mirë dhe jo unë.

Gjenialiteti dhe heroizmi i Adem Jasharit qëndron se ai e ka vlerësuar drejtë situatën, ndërsa unë jo, sepse unë i kam dërguar Rexhep Ukën në odë Adem Jasharit, ka shku ka folë me Ademin, unë i pata thanë, thuj Rexhë, kjo ishte provë për juve, pasi që e bënë atë provën e parë në janar, kjo ishte vetëm sa të shohin sa jeni ju të vendosur, dhe tani ata janë ka e përgadisin, ata janë të vendosur që bërthamën e kryengritjes tonë, sepse ata mendonin se është vetëm ajo bërthamë e Adem Jasharit dhe s’ka tjetër, edhe thonin do ta eleminojmë, dhe i pata thanë thuaj Ademit, ata që e kanë ndërmend ta vazhdojnë kryengritjen, të dalin tash nga rrethimi sa s’është mbyllur rrethimi, le ti lajnë ata që duhet të rrijnë por ata që do të mbetën ta bëjnë një qëndresë të madhe që do të shënohet si qëndresë e madhe“.

Pas kësaj, Adem Jashari i kishte thënë Rexhepit të ndjerë se “po e dij se çka po don baca Adem, po thuaj bacit Adem se nëse iki unë, nuk mbetet kërkush në Prekaz, dhe dalin të gjithë e s’ka kush e bon atë rezistencën që ti po e thu me të drejtë se duhet me e ba, kemi vendosë me mbetë këtu dhe si e ka shkruajt zoti”.

Më tutje Demaçi tregon se “vetëm ai flijim i madh që e ka bërë Adem Jashari dhe familja e tij, në tri gjenerata, vetëm pas atij flijimi ne nuk kishim armë me ju dhanë atyre që ishin të gatshëm me marrë pjesë në Ushtrinë tonë Çlirimtare”.

VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=XcKqSbZ9Uck nga min 23.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close