fbpx
Lajme

Deputetë e ministra të partisë së Kurtit e kalojnë vikendin në Shqipëri

Zyrtarë, deputetë e ministra të Lëvizjes Vetëvendosje po qëndrojnë në Shqipëri, meqë partia e tyre do të garojë në zgjedhjet atje. Ata po kalojnë çaste nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke u angazhuar për fushatë. Në Shqipëri janë duke qëndruar edhe shumë kosovarë të tjerë ( jo për fushatë), meqë Kosova është nën masat anti-COVID të Qeverisë Kurti për parandalimin e përhapjes së virusit SARS-COV-2

Nga Tirana dje është lajmëruar deputeti i VV’së, Valon Ramadani, bashkë me zyrtarin tjetër të VV’së, Arbër Zaimin.

“Me shokun tonë aktivist, i cili e ka ndihmuar dhe vazhdon ta ndihmojë Lëvizjen në Kosovë e gjatë këtyre javëve po udhëheq shtabin elektoral në Shqipëri, Arbër Zaimin”, ka shkruar Ramadani

Postimi i deputetit Valon Ramadani (9 prill)

Në Shqipëri është duke qëndruar edhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili po angazhohet për fushatën e zgjedhjeve në Shqipëri.

Fotografitë i ka publikuar sot asambilistja e VV’së nga Vitia, Liridona Bislimi, e cila në veturë gjendet bashkë me Aliun e Boiken Abazin, ky i fundit kandidon për deputet.

Në Shqipëri janë edhe deputetët Salih Zyba e Tinka Kurti, të cilët po e mbështesin kandidatin e VV’së atje, Iliaz Shehun.

Këtë e ka bërë të ditur përmes profilit të ‘facebook’-ut, Tinka Kurti, e cila thotë se kanë shkuar atje bashkë me Zybën për t’i dalë në mbështetje Shehut.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close