fbpx
Lajme

Deputeti i VV-së – mediave: Marrin fonde nga Rusia e Serbia për të goditur VV-në

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besim Muzaqi, ka bërë një goditje të turpshme ndaj mediave në Kosovë, duke pretenduar se burimet i kanë nga “Fondet Soros” dhe “Fondet e Rusisë e Serbisë”.

Përmes jë shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Muzaqi krahason mediat me “kancerin”, më konkretisht Nacionalen e Albanian Post, duke thënë se “kapitalin e fituar” e shfrytëzojnë për të goditur Qeverinë e Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

“Analogjia me ciklin e ndërveprimeve të disa mediave të cilat “energjinë” e marrin nga burime si Fondet Soros dhe Fonde të Rusisë e Serbisë, e riqarkullojnë dhe e bashkojnë me fonde të bizneseve të tyre të dyshimta për të përfituar më shumë kapital të cilin e shfrytëzojnë për më shumë goditje (qepime) Qeverisë së Republikës dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE!” – pretendon ai.

Në fund, deputeti i VV-së thotë: “Mbijetesa nga CIKLI I KREBSIT siguron jetë për organizmin kurse mbijetesa e “Krebsit të ciklit..” rrezikon shtetin tonë, andaj duhet ta demaskojmë!”.

Vlen të theksohet, se një shkrim i tillë vjen pasi Nacionale publikoi përgjimet ku shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dëgjohej duke u koordinuar me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close