fbpx
Lajme

Gazetari i njohur amerikan për Thaçin: Zotëri dhe patriot, luftoi me Serbinë që ta mbrojë popullin e tij

Gazetari i njohur amerikan i “FOX Neës”, Geraldo Rivera, ka komentuar aktakuzën e Gjykatës Speciale për ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Me anë të një postimi në Tëitter, gazetari i njohur amerikan Geraldo Rivera, ka thurur lavde për ish-presidentin Hashim Thaçi, pasi këtij të fundit ju konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale.

Rivera ka thënë se nuk i di specifikat e aktakuzës së Hashim Thaçit, por se mund të tregojë që gjatë luftës ai ishte një zotëri dhe patriot që luftonte për të mbrojtur popullin e tij.

“Nuk i di specifikat e akuzave të Hashim Thaçit. Por pasi e kam takuar gjatë ditëve të zymta të agresionit të Serbisë kundër Kosovës, mund të vetëm se ai ishte një zotëri dhe patriot që luftonte për të mbrojtur popullin e tij kundër një armiku shumë më të madh, vdekjeprurës. Shumë shqiptarë të Kosovës vdiqën në ato luftime”, ka shkruar Rivera.

Më poshtë postimi i plotë i tij

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close