fbpx
Lajme

Abrashi thotë se ka përvojë më të madhe menaxheriale se Ahmeti

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi ka thënë se e ka tejkaluar një problem që ka pasur me një dhemb.

“Tani u bë edhe temë nacionale, dhëmbi im dhe stadiumi, kemi pasur një intervenim dhe gjithçka është në rregull”, ka thënë ai.
Me tej, Abrashi ka thënë se është gati edhe për të debatuar me kundërkandidatin nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmeti.
“Jam gati dhe kjo më ka shtyrë të paraqes ofertën publike “555”, pse debate, pese televizione dhe pesë ditë balotazh. Kjo ka qenë një ofertë që qytetarëve t’u tregojmë se çka ofrojmë për Prishtinën”, ka thënë ai në Analiza Lokale.
Pastaj Abrashi ka treguar se çka e bën më të veçantë karshi Ahmetit.
“Mendoj që e para është qasja bashkëpunuese që e kam ndaj palëve dhe akterëve relevantë dhe po ashtu punët e mëdha që kam kryer”.
“Kam një përvojë më të madhe menaxheriale”, ka pohuar ai.
“Jam marr me projektin e veteranëve me kënaqësi dhe dashuri në mënyrë që të hiqet nga tavolina”.
Ai ka thënë se ka ky proces ka dalë faqebardhë.
“Kur i kam hyrë këtij projekti nuk e kam ditur se do të kandidojë për Prishtinën. E kam shtyrë këtë projekt deri në fund dhe besoj se ma dinë për nderë edhe ata”, është shprehur Abrashi.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close