fbpx
Lajme

“Geg Prenaj dhe Fadil Ahmetgjekaj, dy policët që e kanë ndaluar Kurtin me agjentët e BIA-s serbe”

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka publikuar një fotografi, ku pretendon se është raporti i Policisë, për zënien e kryeministrit aktual Albin Kurti, me dy zyrtarë të BIA-s serbe, siç e akuzoi mbrëmë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kadrijaj ka shkruar në Facebook: Albin Kurti çka është kjo?!

Sipas raportit, ajo pretendon se:

Albin Kurti është ndalur nga policia pas takimit që ka patur me dy agjentë të shërbimit sekret Serb në fshatin Binxhë të komunës së Klinës në 17 Janar 2004.

I shoqëruar nga Vlora Bajqinovci, Jellena Bjellica dhe Dardan Velija, Albin Kurti ka zhvilluar një takim në fshatin Binxhë të komunës së Klinës me dy persona nga strukturat e shërbimit sekret serb. Bëhet fjalë për dy vëllezërit Boban dhe Golub Donqiq të dy me dokumenta te BIA-s. Boban Donqiq në vitin 2004 mbante edhe gradën e Kapitenit në Ushtrinë e Serbisë, pëerveç asaj të anëtarit të BIA-s Serbe.

Nga raporti i policisë, një kopje të të cilit e posedon Pa Rrotlla, shkruhet qartë se Vetura e tipit Golf me ngjyrë të Bardhë me targa 416-KS-989 është ndalur nga policët Beg Prenaj, Fadil Ahmetgjekaj, ndërsa pronar i veturës ishte Agron Hamza.

Në këtë raport shkruhet se me datë 17 të muajit Janar 2004 është mbajtur një takim me strukturat e shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë (BIA) në fshatin Binxhë të Komunës së Klinës. Përfaqësues të BIA-s në këtë takim kanë qenë BOBAN dhe Golub Donqiq të dy pjestarë të shërbimit sekret të Serbisë. Boban Donqiq, me gradën Kapiten i Ushtrisë së Serbisë dhe oficer i lartë i Sigurimit Shtetëor të Serbise (BIA).

Policia ka ndaluar palën shqiptare që ka marre pjesë në takim, të cilët  udhëtonin me makinën Golf, ngjyrë të bardhë me targa 416 – KS – 989. Në ktë raport shkruhet se, Dardan Velija ishte ulur perpara, ndersa Jellena Bjellica, Vlora Bajqinovci dhe Albin Kurti ishin ulur prapa. Albin Kurti ishte I mbuluar me Qebe. Kurti në gjykatë prezantoi të jetë zotërues i një dokumenti si anëtar i AKI-së.

Dokumenti dhe raporti i policise kur eshte ndaluar Albin Kurti me sherbimin sekret te Serbise.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close