fbpx
Lajme

Shumë biznese i shpëtojnë inspektimit për kuponë fiskalë

Administrata Tatimore e Kosovës nuk po i inspekton të gjitha bizneset në vend për kuponin fiskal.

Të paktën në statistikat e deklaruara, ATK-ja nuk ka treguar për gjobat e shqiptuara për rastet, kur inspektorët kanë marrë vetë iniciativën për t’i inspektuar bizneset, të cilat nuk lëshojnë kuponin fiskal, raporton KTV.

Mirëpo, edhe kur kanë raportuar qytetarët, ka reaguar vetëm në disa raste. Prej 404 ankesave, janë shqiptuar gjoba për vetëm 203 prej tyre.

Këtë zyrtarët e ATK-së, e arsyetojnë me numrin e vogël të inspektorëve që operojnë në këtë fushë.

Zëdhënësja Valentina Bytyçi -Sefa ka thënë se ATK-ja e ka të pamundur që t’i monitorojë të gjitha bizneset në territorin e Kosovës me afro 300 inspektorë.

Nga 300 mijë qytetarë sa mblidhnin kuponë me sistemin e kaluar, tash kjo shifër ka rënë në rreth 35 mijë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close