Deshishku bleu hotel “Drenicën”
Ish-deputeti i LDK-së, Hashim Deshishku, në vitin 2005 ka privatizuar hotel “Drenicën” që gjendet në Fushë Kosovë, në vlerë prej 188 mijë eurove. Një vit më vonë ka privatizuar edhe një lokal dhe tokë në Podujevë në vlerë prej 450 mijë eurove. Në vitin 2008 e ka privatizuar një depo në Prishtinë në vlerë prej 1.2 milion eurosh.