fbpx
Lajme

Dështimi i Speciales, provojnë ta çojnë Sali Mustafën në ndonjë burg të BE-së, askush nuk ua pranon

Fillimisht u dënua me 26 vjet nga shkalla e parë e Gjykatës Speciale. Pastaj, shkalla e dytë, pra Apeli, e uli dënimin e tij në 22 vjet. Në fund, Gjykata Supreme e Speciales e uli dënimin e tij në 15 vjet burg.

Përfundimisht, Sali Mustafa u dënua me 15 vjet burg nga Gjykata Speciale.

Në bazë të ligjit dhe rregulloreve, qendra e paraburgimit në Hagë mund të shfrytëzohet vetëm nga të paraburgosurit. Në momentin që një qytetar dënohet me burg efektiv, atëherë Gjykata Speciale, respektivisht kryetarja Ekaterina Trendafilova dhe administratorja e Speciales flasin me shtetet e caktuara të BE-së për t’i transferuar të dënuarit në ndonjërin prej burgjeve të BE-së.

Gjykata e Apelit e dënoi efektivisht Sali Mustafën më 23 dhjetor të vitit 2023.

Nga atëherë, Gjykata Speciale ka provuar ta transferoi në ndonjë burg të BE-së.

Mësohet se asnjë nga shtetet e BE-së nuk e ka pranuar kërkesën e Gjykatës Speciale.

Juristët e vendeve të zhvilluara të BE-së, kanë thënë se shtetet e tyre nuk e njohin jurisdiksionin e Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe rrjedhimisht nuk e marrin përgjegjësinë për të dënuarit që dalin nga kjo Gjykatë sepse në të ardhmën shtetet e BE-së mund të ballafaqohen ligjërisht për këtë çështje.

Nevenka Tromp, që punoi me ekipin e prokurorit që ka ndjekur dhe përgatitur rastin kundër Sllobodan Millosheviqit, thotë se Salih Mustafa u dënua për një vrasje që e kryen forcat serbe.

“Gjykimi në rastin e Salih Mustëfës ishte absolutisht një shembull i rëndësishëm se si gjërat mund të shkojnë gabim dhe se si gjykatësit mund të bëjnë gabime. Fillimisht duke dhënë një dënim kaq të madh, 26 vjet për disa ditë luftë dhe për krime të cilat kur i lexoj gjykimet nuk jam e bindur se si Salih Mustafa ka mundur që të ketë përgjegjësi. Për shembull për një viktimë që është braktisur në një kompleks ku bashkëpunëtorët shqiptarë janë mbajtur dhe është braktisur dhe vrarë nga një plumb serb, nga forcat serbe dhe megjithatë gjykatësit thonë, ‘në rregull, serbët e kanë vrarë por Salih Mustafa është përgjegjës për vrasjen’. Këto janë gjërat për të cilat ju gazetarët e Kosovës, komuniteti i intelektualëve të Kosovës duhet të reagoni, dhe jo të prisni për gjykimin e dytë, për gjykimin final në shkallën e dytë, në Gjykatën e Apelit, por ju duhet ta ngritni zërin dhe të tregoni se çfarë vërtetë ka ndodhur, se ki ndodhur. Nuk mund të lejoni që gjykatësit dhe avokatët ta shkruajnë historinë tuaj”, përfundoi Nevenka Tromp.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close