fbpx
Lajme

Kryetari i VV-së në Mitrovicë: “Bahtiri ka zhvilluar biznes me Sami Lushtakun”

Kryetari i Vetëvendosjes në Mitrovicë z. Faruk Mujka, kishte akuzuar rëndë kreun e Komunës dhe kandidatin aktual z. Agim Bahtiri. Ai në vitin 2015, kishte thënë se i pari i komunës ka bërë biznes së bashku me Sami Lushtakun.

Kjo është befasuese sepse në publik, Agim Bahtiri pothuajse dy mandate i ka fituar; përpos me premtimin për hapjen e fabrikave edhe për ndikimin e Sami Lushtakun në Mitrovicë.

Por, realiteti duket krejtësisht ndryshe. Sipas Kryetarit të VV-së ai as vet nuk e ka paramenduar se Bahtiri do të bëj biznes bashkë me Sami Lushtakun.

Ai në profilin e tij në facebook kishte shkruar se;

“Kur para dy vitesh një krye bashkëqytetar i yni thoshte se Kadri Veselit dhe Sami Lushtakut do t’i vendoste rampën në Broboniq, unë nuk e kam paramendu se ai vetë do të shkonte me i marr prej atje për me zhvillu tash biznes së bashku. Po del se ata para tij nuk kan ditur me ba biznes si duhet e jo se këta të dy në të vërtetë e kan shkatërru Mitrovicën. Po pres nga gazetarët hulumtues me na tregu dicka ma shumë rreth këtyre zhvillimeve, nëse “dojnë” natyrisht.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close