fbpx
Lajme

Marrëzia e Kurtit për “Die Presse” | Presidentin Bush e quajti gënjeshtar, pas deklaratës “Mjaft është mjaft, Kosova është e pavarur!”

Kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, përpos që nuk kishte besuar në pavarësinë e Kosovës dhe me protesta të dhunshme kishte kundërshtuar planin e Ahtisaarit, punë asokohe i kishte dalë edhe me presidentin amerikan George W. Bush, të cilin e kishte quajtur gënjeshtar në media ndërkombëtare.

Albin Kurti, i cili ishte i sigurt se Kosova nuk do të ketë pavarësi, kishte zënë hapësirë edhe në mediumet prestigjioze evropiane dhe amerikane, duke kritikuar bashkësinë ndërkombëtare, por edhe politikanët e Kosovës që ishin pjesë aktive në negociatat për statusin final të Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Për të kritikuar dhe shprehur mosbesimin e tij ndaj presidentit amerikan George W. Bush, Kurtit nuk i kishin mjaftuar mediumet vendore, por qëndrimet e tij i kishte adresuar edhe në ato ndërkombëtare, si “New York Times”, “Die Presse” dhe të tjera.

Mjaft është mjaft, Kosova është e pavarur“, më 10 qershor 2007 kishte thënë presidenti amerikan Bush në Tiranë, duke premtuar se shteti i tij do ta njihte pavarësinë e Kosovës pas shpalljes së saj.

Shqiptarët i besuan, por jo edhe kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti.

Më 27 nëntor 2007, Kurti kishte zgjedhur mediumin e njohur austriak “Die Presse” për të kritikuar presidentin amerikan George W. Bush. Përpos mosbesimit, atë e kishte fyer duke e quajtur edhe gënjeshtar.

Mediumi austriak i kishte thënë Kurtit se fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Hashim Thaçi, kishte premtuar se do të veprojë pas 10 dhjetorit 2007, por Kurti përsëri kishte shfaqur skepticizmin e tij.

Në pyetjen e mediumit “Die Presse”, se edhe presidenti Bush ka folur për pavarësinë e Kosovës, Kurti e kishte quajtur president gënjeshtar, i cili kur e ka gënjyer publikun amerikan pse mos t’i gënjejë edhe shqiptarët.

“Së shpejti e gjithë kjo do të jetë histori. Fituesi i zgjedhjeve, Hashim Thaçi, ka premtuar se do të veprojë pas 10 dhjetorit, ndërsa presidenti amerikan George W. Bush ka folur për pavarësi këtë vit. Ju duhet të jeni të lumtur për këtë”, i drejtohet Die Presse, Kurtit.

“Jo me nxitim. Udhëheqja jonë nuk do të shpallë pavarësinë, nëse fuqitë ndërkombëtare nuk e japin atë. Dhe vetë George Bush gënjeu publikun amerikan, pse të mos gënjejë këtu?”, përgjigjet Kurti. /Demokracia.com/

Intervista e plotë: https://www.diepresse.com/345855/noch-langer-weg-zu-unabhaengigkeit

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close