fbpx
Lajme

Kajtazi ia nxjerr të palarat Pecit: Nëna ime nuk ka deklaruar “stidim se shto sam allbanka,” as se kam votuar Millosheviqin

Shkruan: Fadil Kajtazi

Me paska reaguar Faton Peci pse e kam quajtur GUXON subversive.

Po ja kujtoj Pecit me “tahmin” se Kosova ndodhet nën sanksione nga shtetet më të fuqishme, nga shtetet që e ndihëmuan Kosovën të çlirohet dhe të njihet ndërkombëtarisht si shtet. Ndërkohë, edhe pse Serbia nuk i ka vendosur Rusisë sanksione dhe dërgon grupe terroriste në Kosovë, nuk ka sanksione. Për ata që pak kuptojnë, “pa tahmin”, nuk ka subversion më të madh se ky.
Se sa subversiv është GUXO dhe Peci, shihet nga publikimi i postimit tim, ku ka prerë pjesën “Ju kujtoj se Politika e Jashtme është element strategjik i Politikës së Sigurisë Nacionale”, dhe kjo është esenciale.

Sa më përket mua dhe karrierës time, ndihem shumë krenar; jam ndërtues i shtetit të Kosovës. Nuk jam shitur asnjëherë, nuk e kam votuar Millosheviqin asnëherë, nëna ime nuk është deklaruar asnjëherë “stidim se shto sam allbanka”, por, me dinjitet ka qëndruar sa herë që policia serbe ka bastisur shtëpinë time. Mos u brengos per mua, kam një trashëgimi prej pesë punimeve shkencore, dy të pranuara nga institucione kredibile. Peci vetëm si subversiv ka mund të rritet, të bëhet ministër.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close