fbpx
Lajme

Rexhep Qosja: Sjellja e Ismail Kadaresë ndaj Islamit është e pa moralshme

Pas deklaratave të njëpasnjëshme të Kadaresë kundër fesë Islame, me intensitet të madh po qarkullon një video ku flet Rexhep Qosja për qasjen e këtillë të Kadaresë. Ai thotë se të gjitha fetë janë të mira, pse të favorizojmë një fe tjetër, dhe se Islmail Kadare edhe në shkrime i fton shqiptarët të ndërrojnë fe, raporton “lajmpress.”

“Mos do të thotë kjo se feja të cilën e ka një përqindje më e madhe e shqiptarëve është më e mirë se sa tjetra?

Mos do të thotë se një fe nuk ka identitet të barabartë me atë tjetrën?

Ta shtrojmë pyetjen, pse e bën këtë Ismail Kadareja? Pse shkruan libra me këtë tezë? Për hesap, për levërdi, për konjukturë, s’ka ndonjë arsye tjetër. Nuk besoj ai që të jetë besimtar, që të ndjejë nevojë t’i ftojë bashkëkombësit e vet të kalojnë në fe tjetër, po e bën për një konjukturë në botën bashkëkohore. Kjo nuk arsyetohet, kjo është e pa moralshme” pati deklaruar kështu Rexhep Qosja. (2015).

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close