fbpx
Lajme

Hasani: Nexhmedin Spahiun e shpëtova, po e rrihnin në mënyrën më çnjerëzore në Tiranë

“Është shumë pështiroseshe se si Enver Hasani përpiqet t’i vardiset Beogradit dhe veglave të tij në Kosovë përmes baltosje së Xhafer Devës madje duke keqpërfolur historianin nr.1 në botë Noel Malcolm”, kishte thënë analisti Nexhmedin Spahiu për ish-kryetarin e Kushtetueses, Enver Hasanin.

Kjo deklaratë ndaj tij, e ka shty Hasanin të gërmojë arkivin e mendimeve të tij, dhe të tregojë një histori që kishte ndodh më 1997, në Tiranë, ku ishte i përfshirë Spahiu.

Prapë kjo lidhet me të mirat e mia ndaj tij, sikur te rasti Shkëlzenit. Bile ky Nexhi më ka borgj moral më shumë se Shkëlzeni: në vitin 1997, e kam dikund në ditarë datën e saktë, kam rrezikuar jetën time në Tiranë dhe e kam nxjerrë nga dora e disa njerëzve (7 ose 8 vetë, dy nga ta të armatosur me kallashnikovë), të cilët po e rrihnin në mënyrën më çnjerëzore që kisha parë ndonjëherë live”, ka thënë Hasani në intervistën ekskluzive për Gazetën Insajderi.  

“Kam hasur aty fare rastësisht dhe kam ndërhyrë, duke ua nxjerrur Nexhin e përgjakur nga dora e tyre. Ai e din pse e kanë rrahur”, ka vazhduar tutje profesori i të Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare./Gazeta Insajderi/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close