fbpx
Lajme

Haliti: Abeja kërkoi snajper të mirë, ia dërguam, rrugës ia vjedhën e ia lanë paketën

Xhavit Haliti e kishte treguar një rrëfim shumë interesant për periudhën e luftës. Ai e tregoi edhe një ngjarje që i ka ndodhur bashkë me Heroin Bekim Berishën – Abejën. Nuk duhet harruar faktin se Bekim Berisha kishte raporte të shkëlqyeshme me Xhavit Halitin, sa që ia kishte lënë edhe leternjoftimin këtij të fundit.

Xhavit Haliti tregoi rreth problemeve të ndryshme me furnizim me armë. Ai tregoi se si Abeja ia kishte kërkuar një snajper të mirë.

“Abeja – Bekim Berisha e kërkojke një snajper të mirë me emra asi, dhe ia kemi nis një snajper, e gjetëm dikun, dhe a di çka ka ndodhë gjatë rrugës atë kutinë e snajperit ia kanë qu e snajperin ia kanë vjedhë e ia kanë futur një pushkë tjetër”.

Xhavit Haliti poashtu tregoi se në një moment Azem Syla e kishte thirrur Rexhep Selimin për t’i dërguar sa më shumë armatim Adem Jasharit.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close