fbpx
Lajme

Detaje interesante: Rugova nën llupën e UDB-së

Në emisionin “Fakte” të Adnan Merovcit, i ftuar ishte Fatmir Sheholli – ish-punëtor i analitikës së SDB-së, qendra në Prishtinë.

Sheholli dha disa të dhëna për aktivitetet operative të SDB-së në drejtim të presidentit Rugova të cilat ai, sa kishte qenë aty, i kishte fiksuar (pasi vendi i punës ku ai punonte ia mundësonte këtë gjë).

Pa kontestuar aktivitetin e tij, prezantimi i disa aspekteve që kanë lidhje me lëndën e punës Ibrahim Rugova, të përmbledhura në Dosjen Operative (Ibrahim Rugova, ditëlindja, OD-numri) nuk përkojnë me rregullat e punës në fuqi të SDBpsë (pas vitit 1990 RDB, ose CRDB-Prishtinë).

Ajo që është kontestuese në parashtrimin e Shehollit është mënyra se si ai e paraqet mbulimin operativ të presidentit Rugova. Ai i paraqet dy mënyra të mbulimit operativ të Rugovës, përmes burimeve të gjalla dhe përmes mbulimit teknik që në fakt janë mënyra standarde, por intriguese për mua ishte pasi Sheholli deklaroi që “burimet e gjalla nuk ishin të drejtpërdrejta, por te niveleve të treta”.

Unë e kuptoj dhe e mirëkuptoj Shehollin që ka obligim profesional t’i ruajë burimet e informacionit (ata të cilët kanë spiunuar Rugovën), disa edhe t’i mbulojë si patriotë, por nga aspekti profesional dhe logjik i rrethanave, ky konstatim është i arsyeshëm, për disa arsye:

1. Dosja Operative Ibrahim Rugova e hapur me 1986 është iniciuar të bëhet Lëndë Pune nga informacionet e marra nga burimet e hapura, por pasi është bërë lëndë pune, përpunimi operativ (Operativa Obrada) dhe mbulimi operativ është bërë përmes Lidhjes Operative dhe Bashkëpunëtorit (Operativna Veza, Saradnik) që presidentit Rugova i ishin plasuar që nga koha kur punonte në Institutin Albanologjik;

2. Është jashtë çdo logjike profesionale që një “subjekt pune” si Ibrahim Rugova dhe LDK të mos jenë të mbuluara operativisht nga “bashkëpunëtorë” të kategorisë “A”, d.m.th. të tavolinës së parë siç përmendën në zhargonin e punës.

3. Pas vitit 1990, mundësia e rekrutimit të bashkëpunëtorëve të nivelit “A” nga ana e RDB-së ishte e madhe. Ata shfrytëzonin të ashtuquajturën bisedë informative për të mbledhur të dhëna për individë që frekuentonin LDK-në, pastaj kishin duart e lira të krijimit të kombinimeve me të cilat krijonin kushte të shantazhit, të kërcënimit përmes të cilave i detyronin viktimat të bashkëpunonin. Gjithashtu, pagesat e të infiltruarve ishin shumë të mëdha dhe një kategori këtë punë e bënte për para.

4. Ata shfrytëzuan kapacitetet e “bashkëpunëtorëve” të vjetër për të krijuar kuadro të reja dhe për t’i infiltruar në LDK dhe partitë tjera, si dhe në shoqata dhe institucione që ishin pjesë e sistemit shtetëror paralel të Kosovës.

5. Interesimi i SDB-së ishte jashtëzakonisht i madh për aktivitetet e presidentit Rugova në Perëndim. Kështu, SDB-ja edhe atje kishte “burime të gjalla”, shumë aktive, të cilat ishin rekrutuar qysh herët nga “Vija e emigracionit politik” të SDB-së të Kosovës dhe Serbisë e të cilët, të konvertuar, ishin bërë aktivistë të “devotshëm” të çështjes kombëtare.

Ibrahim Rugova nuk kishte njohuri paraprake se si funksiononin këto gjëra, por si intelektual dhe njeri me një logjikë të shëndoshë operative, i konceptonte më përpikëri dhe iu përmbahej këshillave. Ai funksionoi për mrekulli duke iu përmbajtur këshillës se të “veprosh kundër Serbisë dhe të mbetesh i pakontrolluar është e pamundur”. Ai këtë koncept duhet ta ketë krijuar nga dy informacione dhe pastaj të tjerat i ka marrë me mend vet.

E para është se, në fillim të vitit 1990, kur Jusuf Karakushi, duke shfrytëzuar një lidhje familjare ose shoqërore e dërgon bacën Sylë Prestreshin (nëse nuk kam harruar, punëtor sindikal) që t’i bëj me dije se NN-i, i cili vjen në LDK, ka detyra. Së dyti – burimi i dytë është njëri nga Peja, punëtor në Gjykatën Supreme Federative. Atë e kishte ftuar për kafe në Beograd, Riza Sapunxhiu, e i kishte dhënë një porosi nga Ante Markoviqi, atëherë kryetar i Këshillit Ekzekutiv Federativ. Markoviqi e kishte ftuar Rizën për kafe në kabinetin e tij në cilësinë e anëtarit të Kryesisë se Jugosllavisë. Pasi kishin përfunduar bisedën, gjatë përcjelljes në korridor, Markoviqi i kishte dhënë porosi që të njoftonte Rugoven se “çdo gjë që ndodhë aty, në mëngjes e kam në tavolinë nga UDB-ja”. Gjykatësi nga Peja, pasi merr këtë informacion, vjen në Kosovë dhe përmes një personi në Degën e LDK-së në Pejë e informon Rugovën (ka persona që janë gjallë dhe e këtë të dhënë.Gjithashtu, Rugova ishte i njoftuar për bashkëpunëtorin e KOS-it me pseudonimin “Sqepo”, me përkatësi boshnjake, i cili në cilësinë e gazetarit të një mediumi kroat vinte në konferenca dhe bënte përpjekje për krijimin e pozitave agjenturore. Përpos këtyre, presidenti ka qenë i informuar edhe për burimet e gjalla edhe për përgjimin të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe ka vazhduar në rrugëtimin e tij i palëkundur.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close