DETAJET: Çka i kishte thënë Putini – Thaçit, si ishin trazuar serbët 
Presidenti i Federatës së Rusisë Vladimir Putin, i kishte thënë ish Presidentit Hashim Thaçi se Rusia nuk mund të sillet më serbe se Serbia. Nëse ka marrëveshje me Serbinë, Rusia nuk do të pengojë njohjene e Kosovës në Këshill të Sigurimit në OKB.Ish Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kishte folur për pozicionimin e Rusië në negociatat që po vazhdojnë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si dhe ka shpalosur gjërat që i ka thënë Presidenti Vladimir Putin në Paris.“Nuk mund të flasë në emër të Rusisë dhe as të presidentit të tyre, Vladimir Putin, por mund ta ritheksojë atë që unë kam biseduar në një takim të shkurtër në Paris, me presidentin Vladimir Putin”, transmeton gazetametro.netThaçi thotë se e ka pyetur të parin e Rusisë se nëse arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, atëherë cili do të jetë pozicioni i Rusisë, “ai më ka deklaruar shumë qartë se do të jetë një rol mbështetës i tij dhe i Rusisë për arritjen e marrëveshjes eventuale, Kosovë-Serbi”, ka thënë Thaçi.“Thaçi poashtu ka kërkuar që ky qëndrimtë bëhet publik, dhe një gjë e tillë ka ndodhur.“Putin më tha ‘okej’. Pas dy ditësh, zëdhënësi i Kremlinit e ka deklaruar të njëjtën gjë, sikur ai gjatë takimit në Paris”, ka sqaruar Thaçi.Por e veçanta vjen për pozicionin e Rusisë dhe Presidentit Putin, për drejtën e vetos në Këshill të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB).
“Në pyetjen time të dytë se çfarë nëse arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë atëherë cili do të jetë pozicioni i Rusisë në Këshill të Sigurimit, sa i përket çështjes së vetos, më tha se nuk mund të sillemi më serbë se sa vet Serbia”, kishte treguar Thaçi gjatë një interviste në Klan Kosova.Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq kishte komentuar me tone cinike takimin dhe fotografimin e Thaçit me Putinin. Vuçiq tha se presidenti i Kosovës “mund të vrapojë sa të dojë pas Putinit dhe të fotografohet me të”, por Rusia nuk do ta ndërrojë mendimin dhe nuk do ta njohë Kosovën si shtet. Ngjashëm është shprehur edhe ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin.
Poashtu, atë ditë Ish presidenti Thaçi ishte takuar edhe me ish presidentin e SHBA-së z. Donald Trump, dhe sipas disa burimeve ky i fundit e kishte ndërmjetësuar takimin mes Putin dhe Thaçit.