fbpx
Lajme

Dhëndri i ministrit Aliu pranoi dhuratë 20 mijë euro nga një biznesmen

Një pronë të paluajtshme në vlerë rreth 20 mijë euro dyshohet se e pranoi në mënyrë të paligjshme asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Berat Lahu, nga kompania ndërtimore “Quka Co”.

Rasti dyshohet se ndodhi në zonën e Brezovicës në vitin 2018, sipas dosjes së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, të cilën e ka siguruar Paparaci.

Pronën e paluajtshme me sipërfaqe rreth 350 metra katror, Lahu dyshohet se e kishte pranuar nga biznesmeni Rijad Hasani në këmbim të një favori të cilin në cilësinë e zyrtarit të KEDS-it, në të cilën punonte asokohe, ia kishte kryer kompanisë.

“Ekziston dyshimi i bazuar se në vitin 2018, në Shtërpcë, si punëtor i ndërmarrjes KEDS në Prishtinë, gjatë kryerjes së veprimtarisë ekonomike, ka kërkuar dhe pranuar dhuratë nga shfrytezuesit e këtyre shërbimeve në atë mënyrë që për të kryer shërbimin e zhvendosjes së tensionit të mjetit elektrik në vikend-zonën e Brezovicës, për NN Quka- CO si ndërmarrje ndërtimore të objekteve hoteliere dhe vikend-shtëpive”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Pronën të cilën dyshohet se e kishte pranuar si dhuratë nga NN Quka Co, Lahu e kishte regjistruar në emër të djalit të vëllait.

“[…] ka kërkuar dhe pranuar dhuratë një pronë të paluajtshme-sipërfaqe rreth 350m2, në vlerë rreth 20000 (dy mije) euro, nga NN Quka CO, të cilën pronë e ka regjistruar në emër të djalit të vëllait”, pretendon Prokuroria.

Prokuroria pretendon se më këto veprime, Lahu do të kryente veprën penale “Pranimi i paarsyeshem i dhuratave”. Kjo vepër sanksionohet me Kodin Penal të Kosovës.

Po ashtu, Lahu dyshohet se kishte kryer edhe një tjetër vepër penale: ushtrimin e ndikimit.

Në vitin 2016, si drejtor i ndërmarrjes KEDS- filiali në Ferizaj, ai dyshohet se kishte pranuar dhuratë nga biznesmeni Rijad Hasani pronën e vlefshme 20 mijë euro, me premtimin se do të ndikonte tek personat përgjegjës të ndërmarrjes KEDS në Prishtinë për t’ia kryer një favor kompanisë “Quka Co”. /Paparaci.com

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close