fbpx
Lajme

Zeka: Nasimi veç e mori revolën e ia futi bam-bam, historia qesharake gjatë luftës

Gazetari Milaim Zeka në emisionin politiko të Kanal10, ka treguar një histori interesante të cilën e kishte kaluar me Nasim Haradinajn në Koshare.

“Nasim Haradinaj edhe në luftë edhe në paqe është një njeri me një humor brilant, ka qenë lezet me Nasimin me kanë edhe në luftë edhe në burg, unë po të tregoj një moment, ai edhe me të plagosur psh kur vike na ishim mjekët duke e dhanë, ai thojke hajde qu more mashkull se kërkah nuk të paska kap edhe s’di a t’kam tregu se qysh m’ka mashtru njëherë me anti-plumb. Unë, dilshim qeshtu me xhiru prej pike në pikë edhe u tutsha drejtë me t’kallxu, edhe unë s’rrej, u frikësojshim, e kisha shlemin, i thash Nasim bre me pas një anti-plumb, tha a po të kujtohet kur jena kanë në Amerikë bashkë, thash po, e tha qatëherë e kam pas marrë, ma kanë pas dhanë një anti-plumb special FBI-ja. Edhe e deshi e ma dha anti-plumbin e unë njo 48 orë nëpër pika, e u takum mas dy ditëve, tha ha, se ne zhel ja bojshim, tha a u frikësove, i thash jo more shlemin e anti-plumbin, ani tha deshe tash e ama, e desha unë veç e mori revolën e ia futi bam-bam, ish kanë xhamperi i tij normal, s’ish kanë anti-plumb hiç.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close