“Disa nga dokumentet e shërbimit sekret të FARK-ut, ‘hapja me dhunë e kasafortës”
Në librin e vitit 2001 të gazetarit Ernest Luma dhe Skënder Krasniqi ishin publikuar shumë dokumente sa i përket FARK-ut dhe kolonelit të ndjerë Tahir Zemajt. Në fillim ishte botuar një libër nga kolonel Tahir Zemaj me titullin “Kështu foli Tahir Zemaj”, e më pastaj ishte publikuar edhe libri tjetër kundër tij me titullin “Kështu bëri Tahir Zemaj”.
Në këtë libër pretendohet se kanë siguruar disa dokumente sekrete ushtarake të lëshuara nga SHIU – Shërbimi Informativ i FARK-ut dhe Ministrisë së Mbrojtjes.
Në këto dokumente shihet se eprorët janë paguar disa herë, por ka edhe disa procesverbale tjera.
Në njërin nga dokumentet thuhet se “Me urdhrin e personit përgjegjës së SHIU-t, komisioni në përbërje: Ramë Maraj, Haxhi Neziraj, Afrim Konjufca dhe Avni Bërbatovci, të gjithë punëtorë të SHIU-t, ishin të pranishëm në rastin e hapjes me forcë të kasafortës që e kishte mbyllur Miftar Ziba.