fbpx
Lajme

James Rubin: Të gjitha “bastet” i kishim vënë në UÇK-në dhe Hashim Thaçin, strategjia funksionoi

James Rubin:

E mbaj mend se isha kritikuar nga pjesëtarë të shërbimit të jashtëm amerikan dhe nga gazetarë, se i kishim vënë të gjitha “bastet” në UÇK-në dhe Hashim Thaçin. Kishte prej atyre që thoshin se po bënim gabim të madh, se duhej ta përkrahnim Rugovën. Por, përgjigjja që përsëri e them ishte se ne apo unë bashkëpunuam me Hashim Thaçin, sepse delegacioni kosovar e zgjodhi atë udhëheqës të delegacionit. Unë nuk e zgjodha, por ata. Ndërsa, ne e kishim strategjinë që të bashkonim Evropën kundër Serbisë, duke bindur kosovarët që të thoshin “Po” dhe Serbia të thotë “Jo”. Dhe kjo strategji funksionoi vetëm sepse Hashim Thaçi ishte mjaft i mençur sa të nënshkruante Marrëveshjen e Rambujesë dhe serbët jo. Shumë lehtë ka mundur të ndodhë që kjo të mos bëhej. Lehtë ka mundur të ndodhë që e tëra të shembej.

Më vonë, pas luftës, kam dëgjuar të njëjtat fjalë: pse po shkon në konferencë para gazetarëve me të, pas demobilizimit të UÇK-së? Kisha përsëri të njëjtën përgjigje. NATO donte që UÇK-ja të demobilizohej. Dhe, udhëheqësit e UÇK-së nuk kishin frikë t’i dorëzonin armët, edhe pse ishin fitimtarë. Asnjëherë, në asnjë kryengritje, nuk kishte ndodhur që ushtria kryengritëse të dorëzonte armët. Përsëri Hashim Thaçi ishte ai që nënshkroi marrëveshjen. Më kontaktoi, më konsultoi dhe unë i thashë që të mos priste, por ta mbaronte këtë punë, që ta përfundonim edhe këtë me sukses. Pra, përsëri ishte UÇK-ja e cila zgjodhi atë që ta nënshkruante.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close