fbpx
Lajme

“Ditëve në vijim do t’i publikojë letrat, disa deputetë të VV-së kanë vjedhur në kurriz të RTK-së”

Shkruan: Milaim Zeka

Jo vetem shkarkim te Bordit te RTK-se, po edhe nisje hetimeshNe RTK kane ndodhur shume krime, qe ne kohen e Agim Zatriqit. Nje kompani e njohur e udhetimeve ka leshu bileta blanko, pa udhetu asnje gazetar, pastaj paraja publike ka perfundu neper xhepat e xheparoshave.Ka drejtues te RTK-se, qe me parate e mediumit, kane ble dyqane edhe ne Paris. Krejt kjo ka ndodhur sepse partite e kaluara ne pushtet, te gjitha, pa perjashtim, kane pasur dy qellime: punesim te familjareve pa asnje kriter, dhe kontroll mbi lajme e debate politike. Edhe marketingun asnjehere nuk e kane lane fryme me marre.Po flas e po shkruaj, sepse per kete gje kam folur edhe ne foltoren e Kuvendit te Republikes. Kam folur sepse e kam dasht dhe e du kete medium. Kam folur edhe flas, sepse nuk mundem me hesht kur bord pas bordi, nuk e kane kry detyren e tyre, po qellim i kane pasur udhetimet, punesimet, zhvatjet. Menaxhmentet e kane kontrollu bordin, jo bordi menaxhmentet. A eshte çudi? Aspak! Ne baze te ndarjes te kompetencave, parlamenti duhet me kontrollu qeverine, mirepo ne praktike, çdo qeveri e ka kontrollu parlamentin.Une ne parim e mbeshtes çdo iniciative te parlamentit ne drejtim te RTK-se, ama jam komplet kunder qellimit qe tash me e kap RTK-ne njereze qe e shkaterrojne edhe me shume.Pse po e them kete? Sepse deputete te VV-se kane vjedhur ne kurriz te RTK-se. Sepse disa qe gjoja ia duan te miren e ketij mediumi, bash kanceri i RTK-se kane qene.Ditet ne vazhdim do te flasim edhe me emra, edhe me fakte, edhe me letra. Ama po me duket se kot po flasim. Qellimi eshte prap me kap keq RTK-ne. Dikur kishim kater-pese kapesa, tash vetem nje…!

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close