fbpx
Lajme

Krejt LDK-ja e qeshur, i gëzohen fitores me 15 vota më shumë ndaj Gani Dreshajt (Foto)

Ndonëse me rezultate të KQZ-së dje Gani Dreshaj i AAK-së ka dalë fitues i komunës së Istogut, sot është LDK ajo që po feston.

Krejt kjo pas numërimit të votave me kusht dhe me postë që përfunduan para disa minutave në Qendrën e Numërimit në Fushë Kosovë, shkruan Indeksonline.

Rugova ka arritur të mbledhë 10033 vota derisa Dreshaj ka 15 më pak, 10018 gjithsej.

Në një foto të publikuar nga Florian Dushi, shihen bashkë me kreun e LDK-së, Isa Mustafën, Haki Rugovën, Vjosa Osmanin, Arban Abrashin, Ismet Beqirin, etj.

KQZ akoma nuk ka dalë me një sqarim se si arriti të ndodhë që të përmbyset rezultati në Istog anipse dje i numëroi vet votat. /Indeksonline/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close