fbpx
Lajme

Pacolli akuzon Nismën e AAK’në për tradhti: Falën territorin e Kosovës

Deputetja e Vetëvendosjes Fitore Pacolli ka akuzuar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën Socialdemokrate se kanë tradhtuar vendin duke falur territor. Pacolli thotë se një veprim i tillë u bë për të fituar një vend në pushtet.

“Me rastin e demarkacionit ne e pamë që posa t’i ofrohet një pozitë në qeveri edhe Nisma edhe AAK’ja janë të gatshme me shit, me tregtu për një ulëse edhe territorin e shtetit të Republikës së Kosovës. Pastaj kishim LDK’në e cila me një slogan dhe një betim para qytetarëve se ka ndryshu LDK’ja dhe se LDK’ja është për ndryshim, vetë slogani ‘Beso’ ishte në njëfarë mënyre t’i kërkonte falje qytetarëve për atë që ka bërë LDK’ja e vjetër dhe se tashmë kishin një LDK të re në krye me Vjosa Osmanin. Fatkeqësisht edhe kjo ndryshoi”, tha Pacolli për Klan Kosovën.

Me këto kritika nuk është pajtuar deputetja e Nismën Albulena Balaj-Halimaj, e cila e ka quajtur ‘të ulët’ një akuzë të tillë.

“Është e ulët me i falë 8 mijë e 200 hektarë tokë, është e ulët me falë burime ujore të vendit, është e ulët dhe është tradhti me falë territor të vendit tënd”, shtoi ajo.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close