Lajme
Djali i dëshmorit Isa Kastrati: Isha i vogël, i thash babit pse nuk po i vrani 2 serbë
Qëndron Kastrati është djali i dëshmorit të kombit – heroit Isa Kastrati. Ai në një lidhje për RTK-në u shpreh i shqetësuar me arrestimin e fundit nga Gjykata Speciale.
Ai tregoi një rast kur e vizitoi prindin e tij në Zonën e Llapit. “Isha i vogël dhe i thash prindit tim, përse në këtë zonë që e kontrollon UÇK-ja, gjendjen 2 pleq serbë dhe ju nuk po i vrani?! Ai më tha, ne jo vetëm pleq – por asnjë civil serbë nuk e vrasim”.
Qëndron Kastrati u shpreh i zhgënjyer me një pjesë të qytetarëve të cilët po festojnë dhe po shprehin gëzim për ftesat dhe arrestimet e fundit.