fbpx
Lajme

Djali i dëshmorit: KEK-un babai im e ka çliruar prej Oshlanit në Hade, “o tbijtë e shkaut”

Patriot Brahimi, djali i dëshmorit Halim Brahimi, nuk është pranuar në pozitën si zjarrfikës në KEK, anise mori pikët e nevojshme. Në vend të tij, “u shpërblye” Albinot Bërbatovci, i cili duket i afërt me njerëz të LVV-së. Përveç kësaj, ai i ka edhe tre anëtarë të familjes të punësuar në Korporatën Energjetike të Kosovës, të cilëve, siç duket në punë do u bashkohet së shpejti edhe vetë.

Patriot Brahimi sot përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, njoftoi se nuk është pranuar në pozitën e zjarrfikësit në KEK, duke denoncuar padrejtësitë që i janë bërë.

Brahimi ka thënë se në testin me shkrim kishte marrë 70 pikë dhe pas intervistës kur ishin mbledhur pikët nga dy testet, atij në fund i kanë dalë vetëm 54.1 të tilla.

Por, siç duket në këtë pozitë e kishin të domosdoshme sistemimin e dikujt tjetër, konkretisht Albinot Bërbatovcit, i cili rezulton të jetë i afërt me LVV-në, raporton Demokracia.com.

Brahimi ka treguar se Bërbatovci ka edhe tre familjarë të punësuar në KEK. Babai i tij, Idriz Bërbatovci, punon në Burime Njerëzore, vëllai i tij Gëzim Bërbatovci punon në zyrën ligjore, ndërsa nëna e Albinotit, që tash është punësuar si zjarrfikës, punon në KEK/TCSA.

Për më tepër, Albinot Bërbatovci rezulton ta ketë mik edhe Milot Podvoricën, i cili del të jetë drejtor i zyrës ligjore në KEK. Ky i fundit rezulton të jetë edhe aktivist dhe përkrahës i LVV-së, gjë të cilën më së miri e dëshmojnë postimet e tij në Facebook, ku shihet se është simpatizant i Albin Kurtit.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpatriot.brahimi%2Fposts%2F517249113301390&show_text=true&width=500

Deri më tani, sipas Brahimit, të gjithë punësuarit janë anëtarë të LVV-së dhe mbi 40 persona janë familjarë të zyrtarëve të KEK-ut.

Shkrimi i plotë:

Fitim Musliu i pari në listë është djali i Tahir Musliut i cili punonë dhe vepronë si Inxhinjerë ne KEK dhe ka qenë komisioner për praniminë e inxhinjerve të makinerisë dhe është përkrahës i LVV ,Albinot Berbatovci qe koka pranu si zjarrfikes, është djali i Idriz Berbatovcit, i cili punon ne Burime Njerzore ne KEK, Djali i ti vllaun e ka ne kek Gezim Berbatovci ( Shih foton), i cili punon ne zyre Ligjore ne KEK dhe është shok i Milot Potvorices, aktivist i VV dhe Drejtor i zyres ligjore ne KEK, po ashtu edhe Gruja e Idriz Berbatovcit pra nena e Albinot Berbatovcit punon ne KEK, TCA. Kjo dmth qe deri tash jane kanë te punsuar 3 antarë te nje Familje ju ka shtu nga sot edhe i Katerti qe ka qene pa pune.Sipas infos të gjithë te pranuarit jane antarë te VV, dhe mbi 40 vete jane familjar te zyrtarve të KEk-utë si psh Djali i Ismet Vrapqanit, Drejtorit te Auditimit të KEK, djali i Gani Pacollit, Vllau i Yll Shales Krytarit te Komisionit e plot te tjereJu mirë mbetshit ftyrat e VV-së Injoroni familjarët e Dëshmorve o tbitë e shkaut Dhe kërkoi nga qeveria e Albin Kurti që të anulojë këtë konkurs së për ndryshe keni me ja pa sherrrin ose mi japni 50 vjet burgë ma mirë ju bjenë se pikrisht atë KEK babai im ua ka shliru prej Oshlanit perforcime në Hade ka shku o qenat e bive te qenit .

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close