Lajme
Djali i Fatmir Limajt ministër në Qeverinë Hoti? Flet Durim Limaj
Në media kanë qarkulluar emrat e kabinetit të ri qeveritar, gjë e cila pritet të zyrtarizohet ditëve në vijim.
Një prej emrave është lakuar edhe emri i djalit të Fatmir Limajt, Durim Limaj.
Mirëpo, përmes një reagimi në Faceboook, djali i Fatmir Limajt, Durimi ka mohuar se do të jetë Ministër në Qeverinë Hoti.
Sipas Limajt, përmendja e tij si Ministër është propagandë.
Ja shkrimi i tij:
Portali koha.net paska shpif duke përmendur emrin tim si kandidat të propozuar nga Nisma për ministër.
Ky medium i cili pretendon se është mediumi më profesional në vend, as që e ka marrë mundin me konfirmu këtë lajm, e kjo tregon seriozitetin e profesionalizmin e tyre.
Shkrimi i sotëm është tendencioz dhe nuk është i bazuar në asnjë burim të saktë të informimit.