fbpx
Lajme

Djali i Tomë Gashit sulmon fizikisht Frashër Krasniqin, thotë zyrtarja e PSD-së

Ish-kandidati për deputet nga Vetëvendosje, Albin Gashi (djali i avokatit Tomë Gashi) ka sulmuar fizikisht ish-deputetin, Frashër Krasnqin. Kështu ka deklaruar zyrtarja e PSD-së, Teutë Rrusta.

Sipas saj, ky veprim erdhi pasi Nol Nushi kishte një debat të nxehtë me babin e tij, Tomë Gashin.

“Sharjet masive, kërcënimet e linqimet janë mënyrë funksionimi e partisë në pushtet. Nevojitet pak gjë që kjo gjendje e dhunës të shndërrohet në manifestim konkret”, ka shkruar ajo, transmeton Indeksonline

Postimi i plotë:

Teutë Rrusta

Albin Gashi, ish kandidati i VV- së për deputet dhe djali i Tomë Gashit, ka sulmuar fizikisht Frashër Krasniqin. Pa asnjë arsye dhe pa asnjë zënkë paraprake. I njejti, duke sulmuar shante Nol Nushin.

Sharjet masive, kërcënimet e linqimet janë mënyrë funksionimi e partisë në pushtet. Nevojitet pak gjë që kjo gjendje e dhunës të shndërrohet në manifestim konkret.

Kur argumenti i vetëm është ai i numrave dhe i forcës, sigurisht se mujsharia është sjellja politike që pason. Kjo mënyrë e pushtetit të shkuar nuk supozohej me qenë pushteti i ri.

Me këtë rast dhe rastet e ngjashme duhet të merret policia, por tejkalimi i kësaj gjendjeje është i mundur vetëm përmes demokratizimit të shoqërisë. Pengesa kryesore për këtë gjë sot është partia në pushtet.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close