fbpx
Lajme

DOKUMENT| Ja çfarë thotë raporti i CIA-s për gjyshin e Andi Bushatit, krahun e djathtë të Enver Hoxhës

Analisti Andi Bushati nuk heziton të ‘godasë’ zyrtarët më të lartë amerikanë kur është në pyetje mbrojtja e dy politikanëve: Sali Berishës dhe Albin Kurtit.

Ai madje shkoi edhe më larg, duke kritikuar dhe akuzuar rëndë ish-presidentin amerikan Bill Clinton, i cili konsiderohet si shpëtimtar i popullit të Kosovës.

Bushati hodhi akuza se Clinton është paguar për ta sulmuar Albin Kurtin dhe u mbështet në pretendimet serbe se Clinton e çliroi Kosovën në vitin 1999 për të mbuluar skandalin seksual.

Por, nga buron ky mllef politik i Andi Bushatit?

Bushati është nip i Hysni Kapos, njërit prej zyrtarëve më të lartë të nomenklaturës komuniste, i cili ishte edhe anëtar i ish Byrosë Politike, sekretar i KQ të PPSH‑së, ish zëvendëskryeministër dhe ish deputet i Kuvendit Popullor. Bushati e ka pranuar këtë fakt pas publikimit të fotografisë ku shihet personalisht në prehërin e ish-kryekomunistit Enver Hoxha.

Enver Hoxha dhe Andi Bushati

Demokracia.com ka siguruar një dokument të inteligjencës amerikane (CIA), ku rëndësi e veçantë i ishte kushtuar Hysni Kapos, gjyshit të Andi Bushatit.

Ndikimi në rritje i Hysni Kapos“, nis titullin raporti i CIA-s, të cilin e ka siguruar Demokracia.com.

Në këtë raport thuhet se “ndikimi i anëtarit të Byrosë Politike shqiptare Hysni Kapo duket se është në rritje, sipas një burimi të mirë”.

Sipas CIA-s, Hysni Kapo parashihej të ishte pasardhës i Enver Hoxhës.

Kapo ndoshta renditet i treti në hierarkinë shqiptare pas Hoxhës dhe Shehut dhe është padyshim pasardhësi logjik i Sekretarit të Parë të Partisë. Hoxha, megjithatë, nuk ka dhënë asnjë indikacion se ai synon të tërhiqet apo të japë dorëheqjen në të ardhmen e afërt“, përfundon raporti për Hysni Kapon, gjyshin e analistit Andi Bushati.

Hysni Kapo ishte akuzuar shumë herë për krime ndaj shqiptarëve gjatë regjimit komunist. /Demokracia.com/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close