fbpx
Lajme

DOKUMENTE | Ministria e Xhelal Sveçlës lidh kontratë me kontraktorin e Vetëvendosjes

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara financiare të partive politike për vitin 2023. Partia me të hyrat më të mëdha bindshëm është evidentuar Lëvizja Vetëvendosje. Partia e Albin Kurtit, pasuri gjatë vitit 2023 kishte 1,475,329.19, shkruan Demokracia.com.

Gjithsej të hyra për vitin 2023, Lëvizja Vetëvendosje ka pasur 2,098,592.49. Përveç të hyrave, kjo parti pati edhe shpenzime. Tek shpenzimet e pagesave në mbi 5000 euro, LVV-ja ka shënuar se për shërbime të veta ka shtypur materiale tek “Ndërmarrja Tregtare Grafike Blendi O.P.”, në një shumë prej 6120 eurosh.

Deri sa KQZ-ja e ka publikuar sot këtë raport, bazuar në të dhënat zyrtare të E-Prokurimit që i ka parë Demokracia.com, po gjatë ditës së sotme, Ministria e Punëve të Brendshme ka nënshkruar një kontratë me kompaninë “Ndërmarrja Tregtare Grafike Blendi O.P” dhe vlera e kontratës është 119,749.85 euro, e cila ka të bëjë me “Furnizim me material të ndryshëm zyrtar”.

Këtë tender, MPB-ja e ka hapur qysh më 3 nëntor 2023, por i është vonuar ngase prokurimi i ministrisë gjatë muajit nëntor dy herë ka bërë korrigjime të kritereve të vendosura në dosjen e tenderit dhe njoftimin për kontratë. Pastaj, dy herë radhazi ka pasur edhe ankesa nga garuesit e tjerë.

Kjo kompani është kontraktore e rregullt e Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas formularit “Lista e donacioneve të Subjekteve Politike për zgjedhjet lokale të vitit 2021”, që LVV e ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, nga kjo kompani figuron se ishin blerë shërbime. “Shtypja e materialeve reklamuese”. Kështu quhet shërbimi që Vetëvendosje e kishte blerë nga NTG “Blendi” në vlerë prej 10,015.26 euro.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close