fbpx
Lajme

Haradinaj përgëzon gjithë fituesit, thotë se AAK-ja u dëshmua si parti faktor në Kosovë

Një orë pas mbylljes së qendrave të votimit, kryeministri Ramush Haradinaj thotë se Kosova dëshmon se është vend i demokracisë.

Më poshtë shkrimi i tij i plotë:

AMP:

Kosova ka zhvilluar edhe një proces të rëndësishëm, të drejtë e demokratik të zgjedhjeve dhe ka dëshmuar se është e përgatitur për të organizuar zgjedhje në standarde ndërkombëtare.

E vlerësoj punën e madhe dhe të jashtëzakonshme të të gjitha institucioneve përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve dhe njëkohësisht edhe mekanizmat e sigurisë që janë përkujdesur për mbarëvajtjen e këtij procesi.

I përgëzoj të gjithë qytetarët e Kosovës, në të gjitha komunat ku është zhvilluar raundi i dytë i zgjedhjeve, për pjesëmarrjen në këtë proces dhe pjekurinë e treguar politike duke shprehur vullnetin e tyre.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dëshmuar në këto zgjedhje se është parti e organizuar dhe faktor i rëndësishëm politik në Kosovë.

Uroj të gjithë kandidatët e AAK-së, që kanë fituar në komunat e tyre, përgëzoj të gjithë anëtarët e Aleancës dhe përkrahësit tanë për garën zgjedhore në të gjitha komunat dhe për përkushtimin për t’i qëndruar besnik vlerave tona.

Poashtu i uroj edhe të gjithë kandidatët e partive të tjera, që kanë shënuar fitore në komunat e tyre, dhe shpreh bindjen time se do të kemi bashkëpunim të shkëlqyer, pavarësisht përkatësive partiake!

Kosova sot ka dëshmuar se është vend i demokracisë me perspektivë të qartë.

AMP:

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close