Lajme
Dramë në Prishtinë: Nga 40 mijë votat e numëruara, Shpendi udhëheq për vetëm 400 vota
Janë numëruar deri më tani 40 mijë vota të hedhura në balotazhin e zgjedhjeve lokale në Prishtinë.
Sipas të dhënave në ueb-sajtin zyrtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, po prin kandidati i Vetëvendosjes për kryetar, Shpend Ahmeti.
Kreu aktual i Prishtinës aktualisht ka vetëm 400 vota më shumë se kundërkandidati i tij nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi.
![](https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/xx_1511119850-8855813.png)