Luma/Dokument: Gjykimi i Tahir Zemajt për drogë, si ishte arsyetuar ky i fundit dhe cili ishte dënimi
Tahir Zemaj ishte akuzuar nga Adem Demaçi si tregtar droge.
“Këta ishin, ish-oficerat e Bukoshit që i hanin paret e tij nëpër Zivcër e Gjermani e nëpër perëndim, nëpër Shkup e Maqedoni. Ata ishin profesionistë. Po nuk ishin atdhetarë. E të tillët po mundohen të shfërcohen, duke thënë se kemi luftuar, po jo bre ju nuk keni luftuar bre zotëri.. Ju kë e patët komandant?- e patët Tahir Zemën, një tregtar droge i cili është dënuar në gjyqin e Prishtinës. E patët Tahir Zemën, një oficer të KOSIT, të Jugosllavisë, edhe spo iu vjen turp për këtë punë, po po shtireni.” ishte shprehur Adem Demaçi.
Por, në vitin 2001 Ernest Luma dhe Skënder Krasniqi kishin publikuar një libër me titull “Kështu bëri Tahir Zemaj”. Aty ishin paraqitur shumë dokumente ku ishte kritikuar ashpër veprimtaria e Tahir Zemajt.
Në faqen 45 dhe 46 të librit të cilin e ka siguruar Epilogu janë dokumentar dënimet e oficerit të ndjerë Tahir Zemaj.
Në aktakuzë thuhej se “i akuzuar Sejdi Rama… ka cekur se me rasti e qëndrimit në SHBA, te Demir Desku, në Dallas, me të cilin është njohur edhe më parë, ka kuptuar se ai merret me tregi me narkotikë, andaj, pasi që është njoftuar me të akuzuarin Tahir Zemaj dhe ka parë se ky luan bixhoz, këtij i ka thënë se e ka njeriun në Amerikë, të cilit mund t’i shesë narkotikë, ndërsa i akuzuari Tahir Zemaj i ka thënë se përmes disa personave në Prishtinë mund ta sigurojë narkotikun…”
Në Aktgjykimin e Gjykatës së Prishtinës të vitit 1988 përmendet edhe deklarimi i Tahir Zemajt, ku thuhet “… para personave të autorizuar zyrtarë… , pa asistimin e mbrojtësit, i akuzuar Tahir Zemaj e ka dhënë deklaratën e tij, duke cekur se ky dhe i akuzuari Sejdi Rama, nga Daut Kadriovski kanë blerë 0.5 kg narkotik, e pastaj e kanë marrë si hua edhe 1 kg,. në kohë dhe mënyrë ashtu siç i akuzuari Sejdi Rama cekë në mbrojtjen e tij.
Tahir Zemaj kishte thënë se këtë e ka bërë këtë duke i shërbyer Sejdi Ramës sepse ka menduar se ky i fundit është duke i kryer disa detyra speciale për SPBR, SPBF për të përgjuar rrjetin e drogës.
I akuzuari Sejdi Rama… ka cekur se “pas asaj, përmes të akuzuarit Muhamet Metaj kanë rënë në kontakt me Daut Kadriovskin, e këtë fakt nuk e kontestojnë as i akuzuari Tahir Zemaj e as i akuzuari Muhamet Metaj, kështu që këta dy janë marrë vesh me Daut Kadriovskin, i kanë tubuar të hollat dhe, në Prishtinë, në afërsi të restaurantit “Rugova” kanë blerë nga Daut Kadriovski 0.5 kg narkotikë të cilën ai pastaj ia ka çuar Demir Deskut në Dallas, e nga ai kanë fituar 18.000 dollarë, nga të cilët të akuzuarit Tahir Zemaj ia ka dhënë 14.000 dollarë e për vete i ka ndalur 2.500 dollarë dhe i ka llogaritur shpenzimet e udhëtimit”.