Pa ardhur Kurti në pushtet, Ushtria e Kosovës kishte 200 autoblinda amerikane të tipit “Humvee” dhe autoblinda tjera amerikane

Pa ardhur Kurti në pushtet, Ushtria e Kosovës kishte 200 autoblinda të tipit “Humvee” dhe autoblinda të tjera amerikane.
Ngritja e kapaciteteve teknike të FSK-së dita-ditës tregon se ajo po ngritët sipas standardeve të NATO-s.
FSK deri në 2021 kishte gjithsej 200 “Humvee”.
Humvee janë automjete me katër rrota, ushtarake dhe të shërbimit të prodhuara nga AM General. Ato kanë zëvendësuar kryesisht rolet që ka kryer më parë xhipi origjinal dhe automjete të tjera si xhipi M151 i epokës së Luftës së Vietnamit, M561 “Gama Goat”, versionet e tyre M718A1 dhe M792.
Automjeti përdoret kryesisht nga ushtria e Shteteve të Bashkuara, përdoret gjithashtu nga shumë vende dhe organizata të tjera, madje edhe në përshtatje civile. Humvee pati përdorim të gjerë në Luftën e Gjirit në 1991, ku lundroi në terrenin e vështirë të shkretëtirës ku edhe u frymësua versioni civil i Hummer.
Në vitin 2018 ishte nënshkruar marrëveshja 10 vjeçare mes Kosovës dhe SHBA-së për furnizimin e Ushtrisë së Kosovës. Kadri Veseli ishte në SHBA për të diskutuar detajet e fundit në lidhje me furnizimin e Ushtrisë së Kosovës.



