Janë numëruar deri më tani 40 mijë vota të hedhura në balotazhin e zgjedhjeve lokale në Prishtinë.
Sipas të dhënave në ueb-sajtin zyrtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, po prin kandidati i Vetëvendosjes për kryetar, Shpend Ahmeti.
Kreu aktual i Prishtinës aktualisht ka vetëm 400 vota më shumë se kundërkandidati i tij nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi.