Drejtori i Bekim Jasharit: Sami Lushtaku ka përvetësuar prona me vlera milionëshe, Kryetari aktual solli të mira
Çfarë paradoksi e kundërthënie, ai i cili i mori gjithçka Skenderajt, po dëshirojka më ja kthye Namin!
Shkruan: Gëzim Ejupi
Paska vendosur, përfundimisht paska vendosur që të tentojë t’ia kthejë ’namin’ Skenderajt, si psh. Duke përvetësuar pronat publike sikur se atë të parku “Idriz Rreci” 40 Ari e cila ka një vlerë miliona euro (kjo vlerë konstatohet edhe vetë nga oponentet e tij politik), madje ta vazhdojë hakmarrjen ndaj secilit që ka mendim ndryshe, pastaj të vazhdojë keq-menaxhimin në sektorin e mbeturinave, të ujësjellësit, keq menaxhimin në bujqësi (jo grande për qytetaret, por për vete ngritja e plantacioneve me pemë) etj, të vazhdojë keq-menaxhimin e parasë publike ku me dhjetëra projekte të realizuara në të kaluarën janë totalisht jo funksionale, sikurse kanalizimi në lagjen 3 në rrugën Hashim e Bislim Lushtaku, dështimi në rregullimin e shtratit të Lumit Klina ku sot vërehen problemet e theksuara aty ku kanë investuar në të kaluarën, dështimi i rrjetit të ujësjellësit në fshatin Polac, Kuqicë e shumë e shumë probleme e dështime tjera…
Mirëpo të gjitha këto u rregulluan, u rehabilituan, u funksionalizuan dhe pronat publike ju kthyen komunës së Skenderajt rrjedhimisht qytetarëve të Skenderajt, nga kush tjetër veçse nga KRYETARI I QYTETARËVE BEKIM HAMËZ JASHARI.
Kryetari Bekim Jashari ju solli shumë të mira qytetarëve të Skenderajt:
Nga ardhja e kryetarit Jashari secili qytetar shprehet lirshëm dhe nuk ka më diferencime politike dhe “kryqëzim të qytetareve për shkak të bindjeve të tyre” secili qytetar trajtohet i barabartë;
Heqja e shpenzimeve të varrimit për të gjithë qytetaret rezident të Skenderajt;
100 Euro për secilën foshnje të porsalindur;
Furnizimi më shporta 120 litër për ekonomit familjare (ku në të kaluarën kanë qenë në shërbim vetëm 23% e ekonomive familjare, tani kemi arritur mbi 90%);
Qindra grande në bujqësi (miliona euro për bujqit tonë);
Grande për bizneset e vogla dhe start up (mijëra Euro);
VAZHDOJMË +4