Drenicakë, kujdes nga kurthi i Kurtit, ai sot synon t’i provokojë qytetarët e Drenicës që ata t’i kundërpërgjigjen e pastaj ky të viktimizohet

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, sot do të mbajë tubime elektorale në Drenas dhe Skënderaj.
Edhe pse rajoni i Drenicës për 4 vite është lënë në harresë nga Qeveria e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri, Albin Kurti, megjithkëtë, Kurti do të shkojë për të kërkuar votën e drenicakëve të komunës së Skënderajt dhe Drenasit.
Në vitin 2024, komuna e Skënderajit ishte larguar krejtësisht nga harta e investimeve kapitale, edhe ashtu të pakëta, të Qeverisë Kurti.
Madje, Qeveria Kurti kishte gjetur mundësi për të mbështetur me 200 mjë euro Bosnje dhe Hercegovinën për shkak të vërshimeve, por asnjë cent nuk e kishte ndar për Skënderajn i cili ishte ballafaquar me vërshime shkatërrimtare.
Albin Kurti është duke rënë në sondazhe dhe tani do të synojë të viktimizohet. Burimet tona kanë treguar se ai do të provokojë në rajonin e Drenicës, me qëllimin që qytetarët ta fyejnë apo ta gjuajnë me ndonjë shishe, që pastaj të ngjallet sentimenti anti-Drenicë dhe kështu të viktimizohet.
Banorët e Drenicës s’duhet të biejnë në kurthin e Albin Kurtit.