fbpx
Lajme

Dy djemtë e Fatmir Sejdiut me dy nuset e tyre ishin punësuar në Telekom, paga mbi 2000 euro

Telekomi i Kosovës që nga paslufta e deri më tash është parë si mundësi e mirë punësimi nga të gjithë akterët dhe partitë politike në Kosovë.

Rrogat e majme, pak punë, punë e lehtë… janë vetëm disa nga të mirat që ka ofruar Telekomi në mënyrë që numri i të punësuarve aktualisht të arrijë në 2300 aktualisht.

Së fundi është bërë temë e debatit se kush janë të afërmit e politikanëve që janë punësuar në këtë Ndërmarrje Shoqërore e menaxhuar nga shtetit dhe kush ishin të tjerët që në kohë të ndryshme u punësuan në këtë ndërmarrje.

Të dhënat e fundit që i ka siguruar ekskluzivisht Ballkani.info nga punësimet e të afërmve të politikanëve në Telekom, ish presidenti i Kosovës dhe ish kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu del të jetë koxha me ndikim në këtë institucion.

Katër anëtarë të Fatmir Sejdiut janë të punësuar në Telekom dhe ata së bashku paga mujore marrin plot 5500 euro.

Në Telekomin e Kosovës punojnë dy djemtë e Fatmir Sejdiut me dy bashkëshortet e tyre.

Bardhyl Sejdiu, drejtor i Logjistikës (2000 euro pagë mujore)
Shqipo Sejdiu, menaxher Ligjor (1200 euro pagë mujore)
Rudina Kamberi, menaxhere e Sigurimit (1300 euro pagë mujore – bashkëshortja e Bardhylit)
Yllka Tahiri-Sejdiu, zyrtare Financiare (1000 euro pagë mujore – Bashkëshortja e djalit të Fatmir Sejdiut)

Pozita dhe paga të mira në Telekom kanë edhe dy vëllezërit e ish deputetit të PDK-së, Latif Gashi, i njohur si Komandant Lata, raporton Ballkani.info.

Nazmi Gashi i merr nga Telekomi 2500 euro në muaj dhe e ka pozitën e Këshilltarit të Përgjithshëm të Kryeshefit Ekzekutiv. Kurse, vëllai tjetër i Latës, Besimi, është koordinator i Kredit Kontrollit dhe në muaj paguhet 1300 euro.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close