fbpx
Lajme

Dy milicët serb të vrarë në Kosovë, të cilët Serbia i ktheu në civilë dhe ua veshi UÇK-së

Në librin “Mashtrimi i Madh” i veprimtarit Bardhyl Mahmuti demaskohet politika dhe propaganda serbe e ndërtuar për shumë e shumë vite me radhë. Në këtë libër, me fakte të pakontestueshme tregohet se si Serbia shumë paramilitarë, ushtarë dhe milicë serbë të vrarë, i kthen në civil dhe i paraqet si viktima të UÇK-së.

Më 6 nëntor 1998, mediat serbe njoftuan se në këtë ditë, në orën 11, në fshatin Dubravë të Komunës së Rahovecit, “në territorin e kontrolluar nga terroristët e UÇK-së ishin zhdukur dy serbë: Ilija Vujošević-i dhe Dejan Djetlov-i.2 Më 9 nëntor u publikuan fotografitë e tyre të vrarë! Pas spekulimeve të shumta që i bënë mediat serbe publikimit të fotografive të dy serbëve të vrarë, në veshje civile, në botimin e janarit të vitit 1999, në atë të vitit 2000 dhe atë të vitit 2001, Shërbimi Sekret Serb pranon se fjala ishte për “dy punonjës të Sekretariatit të Punëve të Brendshme të Prishtinës, të cilët ishin vrarë në detyrë ‘humanitare’. Ata kishin qenë duke furnizuar me ushqim njësitë e forcave policore që luftonin me terroristët shqiptarë.”1 Nuk mund ta di se sa vetë e kanë lexuar njoftimin e mëvonshëm që nuk bëhej fjalë për civilë të vrarë por për pjesëtarë të forcave policore të Stacionit Policor të Prishtinës, të vrarë në Komunën e Rahovecit rreth 60 km larg nga vendi i punës.

Ajo që është e sigurt ka të bëjë me faktin e pamohueshëm që shpërndarja e këtyre fotove në mediat serbe, e shoqëruar me propagandën tjetër, ka pasur efekte të mëdha në krijimin e opinionit se “UÇK-ja vriste civilë”. Krahas manipulimit me listat e pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pjesëtarëve të Armatës Jugosllave, të “paramilitarëve” dhe të civilëve të përkatësisë etnike serbe, malazeze dhe të grupeve të tjera etnike, nuk mungoi as manipulimi i qeverisë serbe me civilët e vrarë shqiptarë. Shembujt e lartpërmendur janë argumente të mjaftueshme për të nxjerrë në dritë faktin se politika e regjimit të Miloševič-it dhe e pasardhësve të tij ndryshojnë kohën dhe datat e vrasjeve të policëve, ushtarëve dhe “paramilitarëve” serbë dhe i transferojnë në listat e civilëve të vrarë pas përfundimit të luftës.

Aktivistja e njohur serbe Natasa Kandic kishte treguar publikisht se; Më 27 maj 1999, në ditën kur u shpall aktakuza kundër Milošević-it, policia më ndaloi në postbllokun e Lipjanit. Isha nisur për në Prizren që t’i dërgoja gruan dhe fëmijën e kryeredaktorit të gazetës «Koha Ditore». Shoferin tim e mbajtën ndaras nga ne nën kërcënimin se do ta vrisnin si çdo njërin tjetër që fliste anglisht. Kur u thashë se ku isha duke shkuar dhe arsyet pse isha duke shkuar, ata filluan të bërtasin, të më quajnë spiune, tradhtare… Më kërcënuan se do të më akuzonin për spiunim. Më frikësonin se do të më përpinte terri dhe se do ta shpallnin se isha zhdukur në territorin e UÇK-së… U thashë se mund të më merrnin, siç bënin edhe me shqiptarët, por nuk do të heshtja për atë që bëhej në Kosovë.”1 “U thashë: Keni vrarë Fehmi Aganin, keni vrarë Bajram Kelmendin dhe djemtë e tij, i keni vrarë fshatarët, gratë dhe fëmijët…”2 Fatmirësisht, Nataša Kandić-i është gjallë dhe shpëtoi nga një ekzekutim i mundshëm! Në të kundërtën ajo do të figuronte në listën e civilëve të vrarë nga UÇK-ja dhe nuk përjashtohet hipoteza që gjykatësja hetuese, Danica Marinković-i, t’i kishte “zbuluar vrasësit” në mesin e “terroristëve shqiptarë”!

CITIM: Зл очиниалбанскихтерориста1995-1998, f. 174-175 dhe Federal Republic of
Y ugoslavia, Federal Ministry of Foreign Affairs, vepra e cituar, Terrorist acts of
Albanian terrorist groups in Kosovo and Metohija, f.559

1 Temë e trajtuar në Kapitullin e Tretë të Pjesës së Parë.
2 Nataša Kandić, artikulli i cituar, «Uznemiravajuca istina»
3 Shkrimi i cituar më lartë

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close