fbpx
Lajme

Abuzoi seksualisht me të miturën, Halilaj merr ftesë nga Gërvalla, i gjuan kunja Thaçit

I dënuari për keqperdorim seksual me të miturit, Gazmend Halilaj, mori një ftesë speciale nga kryediplomatja Donika Gërvalla.

“Miq të dashur – falë mbështetjes Tuaj, isha i ftuar nga znj. Donika, me një pritje të Jashtëzakontë.I Urova gjithë të mirat ,,mbështetje në çdo kohë krenarisë tonë: znj. Vjosa, z. Albini, znj.Donika dhe gjithë kabinetit të tyre. Ndërsa për zhvatësit dhe vëllavrasësit ..Dielli nuk do të lindë asnjë herë.”, ka shkruar i dënuari për keqpërdorim seksual me të miturit, Gazmend Halilaj.

Lajmi.net ka siguruar aktakuzën e Prokurorisë Themelore e Prishtinës të ngritur ndaj gjashtë për përfshirëve në rastin “Drenasi”, ku thotë se avokati Gazmend Halilaj ka qenë i përfshirë në rastin e të miturës së Drenasit nga data 29.11.2017, datë kjo kur A.G. ka mundur t’i ketë 17 vjeç. Gjykata Themelore në Drenas e ka dënuar me 2 vjet burg avokatin Gazmend Halilaj, ndërsa edhe Gjykata e Apelit e ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore.

Halilaj gjatë kohës kur po e mbronte të përfshirin kryesor që abuzoi seksualisht me nxënësen e tij, asokohe 16 vjeçare, kishte bindur viktimën që të shkoi në prokurori dhe të ndryshoi deklaratën e saj të dhënë në Policinë e Kosovës.

Pasi e bindi ta ndryshoi deklaratën, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë, avokati e bind vajzën, asokohe 17 vjeçare, t’i dërgoi foto nudo duke përfshirë edhe fotografi ku shihet organi gjenital i saj.

“Nga muaji shtator i vitit 2017, duke keqpërdorë pozitën apo autoritetin e tij mbi viktimën në cilësinë e avokatit mbrojtës të pandehurit Shkelzen Gjekaj, i dyshuar se e ka keqpërdorë seksualisht nxënësen e vet të dëmtuarën A. G., gjerë sa e dëmtuara e ka paraqit rastin në Stacionin Policor në Gllogoc ndaj arsimtarit të saj për keqpërdorim seksual,i pandehuri Gazmend ka përfituar nga ai rast,ku e bind të dëmtuarën që ajo të shkoj në prokurori dhe ta ndryshoj deklaratën e saj të dhënë në Policinë e Kosovës kundër arsimtarit të saj, tani të pandehurit Shkelzen, duke i thënë të dëmtuarës se “ i thash Shkelzenit mbaje premtimin, mos e rrej dhe mos e mashtro të dëmtuarën, je treguar shumë e vendosur, ama të ka obligim tërë jetën”, pastaj ka filluar që ta josh të dëmtuarën A. G të datëlindjes 19.06.2000, aq shumë ku e dëmtuara me kërkesë të pandehurit me datë 29.11.2017 i dërgon fotografi nudo të saj duke përfshirë edhe fotografinë ku shihet organi gjenital i saj dhe me të njëjtin shkëmbejnë biseda të shumta intime, ku në një rast i pandehuri i thotë viktimës “Që ditën e diel do të vijmë në zyrë për të kryer marrëdhënie seksuale”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close