fbpx
Lajme

“Po e përflisnin “operaticat” e LDK-së, si rrebel, po e kritikonte Rugovën”, dyshimet e Kelmendit për vrasjen e Xhemajl Mustafës

ZHURMUESIT E “VRASJEVE POLITKE”

Shkruan: Ibrahim Kelmendi

XHEMAIL MUSTAFA. Pas çlirimit të Kosovës, nuk mungesë të shtëpisë dhe banesës, dhe për hir të sigurisë më të madhe, u vendosa në Hotel “rand” në Prishtinë. Aty me ka rastis ta shoh e të bisedoj me Xhemailin. Shumë herë e gjeja të vetmuar. Dëgjoja se po e përflisnin “operaticat” e LDK-së, si rrebel, që po kritikonte autoritarizmin e Ibrahim Rugovës. Fatkeqësisht e kanë vra më 23 nëntor 2000 në Prishtinë. Edhe kësaj radhe zhurmuesit e “vrasjeve politike” përherë akuzuan vetëm individë të “krahut të luftës”, asnjëherë strukturat e Serbisë. Meqë lavdërohet për veprimtar patriot, logjike do të ishte të dyshohet se duhet ta kenë vra strukturat e Serbisë, për hakmarrje.

Ndërsa unë kam sajuar dyshim se duhet ta kenë vra, që t’i frikësojnë personalitetet e LDK-së, që guxonin ta kritikonin e të rrebeloheshin kundër Ibrahim Rugovës. Cilin motiv do të duhej ta kishte “krahu i luftës” që ta vriste Shkrimtarin Xhemail Mustafa?! Vrasësit lansuan taktikën e luftës speciale, të akuzojnë “krahun e luftës” për “vrasje politike” të kuadrove të LDK-së, sepse ashtu nxisnin armiqësi dhe rikthenin votuesit e LDK-së, duke llogaritu se ankimi si viktimë sjell vota. Viktimë e kësaj lufte speciale u bënë edhe familjarët dhe të veprimtarët fisnikë të LDK-së. Fatkeqësisht.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close