fbpx
Lajme

E TMERRSHME: Militantja e VV-së e quan “qeni plak e plak matuf”, të mbijetuarin e masakrës së Izbicës

Dje, mediumi Nacionale, publikoi dëshminë e të mbijetuarit të Masakrës së Izbicës, z. Milazim Thaçi. Dëshmia e tij ishte rrëqethëse saqë edhe gjyqtarja brenda gjykatorës nuk arriti t’i ndalë lotët.

Ai tregoi se si shteti gjenocidal i Serbisë i vrau 147 shqiptarë, po ashtu ai tregoi edhe se si u vranë 12 fëmijë shqiptarë nga ana e forcave serbe. Thuajse, gjithë dëshmia ishte nën lotë e nën emocione të shumta.

Video dëshmia e tij u shpërnda shumë si dhe të gjitha komentet ishin mbështetëse për të. Vetëm një koment ishte fyes.

Militantja e LVV-së e cila njihet për gjuhën e urrejtjes ndaj krerëve të UÇK-së, Mahmudije Haziri, zgjodhi fjalët më banale për ta fyer plakun i cili nën lotë rrëfente për masakrën e Izbicës.

Plak matuf e qeni plak“, janë dy nga ofendimet që Mahmudije Haziri e cila ka edhe fotografi me kryeministrin Albin Kurti i përdori ndaj Milazim Thaçit i cili po rrëfente për krimet serbe.

 Edhe në të kaluarën, militanti i LVV-së e kishte ofenduar një invalid të UÇK-së duke i thënë“trus në kolic dhe kalbu”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close