fbpx
Lajme

Sabit Geci tregon se si ishte rrahur me Sahit Jasharin, histori interesante dhe qesharake

Ushtari i UÇK-së Sabit Geci, në një intervistë për Kosovë Gjocin, kishte treguar disa histori sa interesante aq edhe qesharake, të para luftës.

Ai e ka treguar një histori që e kaluan bashkë me ushtarin Sahit Jashari.

“Kur kam shku në Prekaz, mas kiameti e kam pas me Sahit Jasharin, se me na pas pa dikush qysh u rrehshim na, gjithë kishin thanë u mytën, pernime janë tu u rreh. Po sahere e kam lanë ratë t’u i mshu sa mujsha po apet ai s’marrke vesh, si u qojke apet u dufke, ja me ikë prej tij, si qen i qartur, nuk t’u shkoqe. Kurrë nuk jemi prishë mes veti. Kemi pas muhabete pa rezervë. Kemi qenë më shumë se sa vëllezër”.

Sabit Geci kishte rrëfyer njërin nga aksionet e para gjatë viteve 1989 në emisionin Personale të RTV Dukagjinit. Ai kishte treguar se bashkë me Adem Jasharin, Sami Lushtakun, Osman Gecin, Jetullah Gecin, Xhevahir Gecin, Sejdi Gecin, Ilaz Kodrën e Ilaz Dërgutin i kemi gjuajtur policinë në mes të Skënderajt.

Ai poashtu tregoi se njërin nga aksionet e poatij viti e kishte kryer edhe me Jakup Nurën, Sahit Jasharin e Adem Jasharin dhe ky aksion nuk ishte zbuluar kurrë.

Sabit Geci poashtu ka folur edhe për Hashim Thaçin duke thënë se s’ka vërejtje për periudhën e luftës e për politikë nuk më intereson sepse edhe sikur vëllau i tij të merrej me politikë mund të kritikohej po për luftë absolutisht jo.



Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close